Main | Publisher | My profile | Registration | Log out | Login

Site menu

Section categories
My articles [23]
Sunnet [0]
1. Sunnet

Tag Board
200

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

Main » Articles » My articles

Medi lazim -Medi i domosdoshëm

Medi lazim është kur pas shkronjës së medit vjen sukuni i domosdoshëm në rast të ndaljes dhe në rast të ngjitjes, pa marrë paraysh a është në fjalë apo në shkronjë, p.sh.:

[1]   الْحَاقَّةُ, آلْآن[2]َ

 الم[3],كهيعص[4]

Dispozita e tij është zgjatje e domosdoshme, zgjatet 6 tone edhe nëse ndalesh, edhe nëse nuk ndalesh.

Ky med është quajtur me këtë emër për shkak të dmosdoshmërisë së zgjatjes së tij 6 tone unanimisht dhe për shkak të domosdoshmërisë së sukunit pas shkronjës së medit edhe nëse ndalesh, edhe nëse vazhdon në lexim.

Medi lazim ndahet në katër lloje:

المد اللازم الكلمي المثقل 1 -Medi lazim kelimij muthekal - Medi i domosdoshëm i fjalës së rëndë. Ky med bëhet kur pas shkronjës së medit vjen shkronja me teshdid në një fjalë. P.sh.: . الْحَاقَّةُ,  وَلاَ الضَّالِّينَ

المد اللازم الكلمي المخفف.2 -Medi lazim kelimij muhafef - Medi i dmosdoshëm i fjalës së lehtë. Ky med bëhet kur pas shkronjës së medit në fjalën e njejtë vjen shkronja me sukun. Ky lloj medi ekziston vetëm në dy vende në Kuran në suren Junus. P.sh.:[5] آلْآنَ وَقَدْ كُنتُم بِهِ تَسْتَعْجِلُون dhe tjetra, po ashtu, në të njejtën sure në ajetin e 91 e njejta fjalë.

المد اللازم الحرفي المثقل 3 -Medi lazim harfij muthekal – Medi i domosdoshëm i shkronjës së rëndë. Ky med bëhet nëse vjen pas harfit med në shkronjat e ndara që janë në fillim të sures shkronja me teshdid. P.sh.: الم. Është quajtur muthekal harfij, për shkak të  idgamit të mimit në mim.

المد اللازم الحرفي المخفف 4 –Medi lazim harfij muhafef – Medi i domosdoshëm i shkronjës së lehtë. Ky med bëhet kur pas shkronjës med  në shkronjat e ndara që vijnë në fillim të sures vjen shkronja me sukun. P.sh.: الر[6] طس[7]

 

 Përgatiti: Shaban Murati

08.04.2007


--------------------------------------------------------------------------------

[1] Suretu Haka

[2] Suretu Junus, 51.

[3] Suretu Bekare, 1.

[4] Suretu Merjem, 1.

[5] Suretu Junus, 51.

[6] Suretu  Junus, 1.

[7] Suretu Neml, 1.

Category: My articles | Added by: argumentet (2009-11-21)
Views: 240 | Rating: 0.0/0 |
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Registration | Login ]
Login form

Search

facebook

  •  
    ---------------------------------

  •