Main | O besimtarë! Pendohuni | My profile | Registration | Log out | Login

Site menu

Tag Board
200

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

                          Obligimi i tevbes (pendimit) dhe vlera e tij
 
Allahu thotë: "…Dhe të gjithë pendohuni tek Allahu, o besimtarë, ndoshta do të shpëtoni”.(En-Nurë 31).
 
Allahu thotë: "O besimtarë! Pendohuni tek Allahu me sinqeritet të thellë”.(Tahrimë 8).

Nga El-Egarr ibn Jesar el-Muznij [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [sallallahu alejhi ve selem] ka thënë:”O njerëz, drejtohuni Allahut me tevbe dhe kërkim për falje, edhe unë i bëj tevbe Allahut nga njëqind herë në ditë”(Transmeton Muslimi).
 
Nga Enes ibn Malik El-Ensarij [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thënë:”Allahu më tepër gëzohet për pendimin e robit të vet sesa që do të gëzohej ndonjëri nga jush kur do ta gjente deven e humbur në shkretëtirë, pa ujë dhe fryte”.(Mutefekun alejhi).
 
Nga Ebu Seid El-Hudrij përcillet se i Dërguari i allahut ka thënë:
”Moti para jush ka qenë një njeri që ka vrarë nëntëdhjet e nëntë vetë, ka pyetur për njeriun më të dishëm në botë.
 
Atë e udhëzuan te një rabin (i devotshëm i shkretëtirës-izraelit). Shkon te rabini e i thotë se ka vrarë 99 veta, andaj a ka për pendim (tevbe, mëshirë e Allahut dhe falje).
 
 Rabini i thotë se për te nuk ka tevbe. Ky e vret edhe rabinin dhe me të i plotëson njëqindë të vrarët. Pastaj vazhdon të kërkojë njeriun më të ditur në botë, e udhëzuan te një dijetar.
 
 Ky pasi e gjen i tregon se ka vrarë 100 njerëz dhe e pyet edhe këtë se a ka për të pendim? Dijetari i tha se edhe për të ka tevbe:”po! (por është shumë larg dhe vëzhtirë).
 
Vrasësi e pyeti:”Sa është largësia mes meje dhe tevbes?Dijetari i tha:”Shko në atë vend dhe në atë vend, aty banojn njerëz të cilët adhurojnë Allahun edhe ti adhuroje Allahun me ta dhe mos u kthe kurr në vendin tënd, sepse është vend i keq”.
 
  Njeriu u nis për në vendin e adhurimit të Allahut dhe kur arriti në gjysmë të rrugës i erdhi vdekja. Atëherë lindi grindja në mes engjujve të mëshirës dhe engjujve të dënimit.
 
Engjujt e mëshirës thanë: "Ai deri këtu ka ardhur i penduar për mëkatet me zemër të drejtuar kah Allahu i madhërishëm”. Kurse engjëjt e dënimit thanë: "Asnjëherë më parë nuk ka bërë mirë”.
 
Atëherë këtyre engjujve u vjen një engjëll tjetër në formë të njeriu e këta e morën për gjykatës që të gjykojë se cilët kanë të drejtë. Ky u thotë: "matni në mes dy vendeve, vendit të adhurimit dhe atij të mëkatit, e më afër cilit vend të jetë, edhe atij vendi i takon”.
 
 Engjujt e matën hapësirën në mes dy vendeve dhe konstatuan se i penduari ishte më afër vendit që synonte (adhurimit), andaj e morën engjëjt e mëshirës”.(mutefekun alejhi).

Shpjegimi: Tevbeja (pendimi) është prej veprave më të dashura te Allahu dhe është shkak për shpëtimin e njeriut në këtë botë dhe në botën tjetër. Allahu ka obliguar besimtarët dhe i ka nxitur që të bëjnë tevbe ngase dhuntia dhe mëshira e Tij është e gjërë. Allahu gëzohet për tevben e njeriut edhepse nuk ka nevoj për të dhe e pranon nga ata sado që të kenë vepruar mëkate të mëdha.
Dobitë:

-Obligimi i tevbes në çdo kohë. -Vlera e tevbes pasiqë është shkak i shpëtimit dhe Allahu gëzohet me tevben e njeriut. -Është e pranuar për të gjitha mëkatet sado që të jenë të mëdha. -Gjërësi dhe dhuntia e gjërë e Allahut, e që shihet në atë se Ai e pranon tevben sado që të jenë mëkatet e mëdha.
Login form

Search

Calendar
 
PËRMBAJTJA E PORTALIT: 

--------------------------------------------------------------

MESIME ISLAME

BISEDA ISLAME

LAJME

RADIO ONLINE

AUDIO ISLAME

VIDEO ISLAME

------------------------------------------------------------













Dr. Shefqet Krasniqi


Dr. Jakup Hasipi

PËRMBAJTJA E PORTALIT:

------------------------------------------

MESIME ISLAME

BISEDA ISLAME

LAJME

RADIO ONLINE

AUDIO ISLAME

VIDEO ISLAME

-----------------------------------------







You Tube

Entries archive

facebook

  •  
    ---------------------------------

  •