Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: "(O besimtarë!) Më kujtoni Mua (me lutje e adhurime), që t'ju kujtoj ju (me shpërblime). Më falenderoni vetëm Mua e mos më mohoni." (Bekare,152) Atëherë, le ta kujtojmë Allahun, le t'i lutemi Allahut, sepse Ai është i kënaqur nga ne..., kur i drejtohemi Atij çiltërsisht.
Që të na pranohen lutjet, në dashtë Allahu, është mirë të zbatojmë këto udhëzime:
01.
Të marrim abdes, para se të bëjmë lutje.
02. Të drejtohemi nga Kibla (Qabja).
03. Të ngremë duart drejt qiellit, duke afruar shuplakat me njëra-tjetrën, afër fytyrës.
04. Të kryejmë ndonjë vepër të mirë, para se të bëjmë lutje (të japim sadaka, të falim namaz etj.)
05. Ta fillojmë e ta mbyllim lutjen, duke falenderuar Allahun për mirësitë që na ka dhënë.
Të bëjmë lutje dhe salavate për Pejgamberin Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)
06. T’i lutemi Allahut të Lartësuar, duke përmendur emrat dhe cilësitë e Tij.
07. Të pendohemi çiltërsisht për gabimet e gjynahet që kemi bërë.
08. Të bëjmë lutje të çiltëra dhe jo të bëjmë lutje kalimtare.
09. Të zgjedhim kohën më të përshtatshme për lutje.
10. Të përzgjedhim lutje të goditura për çfarë duam t'i lutemi Allahut.
11. Të tregojmë edukatë, përpikmëri e përkushtim në lutje, gjithnjë, me ndjenjën e frikës nga Allahu i Madhëruar.
12. Ta ndiejmë shpirtërisht atë që e themi e që e kërkojmë nga Allahu i Madhëruar.
13. Të largohemi nga të ndaluarat.
14. Të mos bëjmë lutje për gjëra të ndaluara, për të ngatërruar të tjerët.
15. Të mos nxitohemi për përgjigjen e lutjes, e të themi "i bëra lutje Allahut e nuk mora përgjigje," por të presim që lutja jonë të pranohet, kur ta caktojë Allahu, sepse Ai nuk lejon të bëhet diçka që nuk është në vendin dhe në kohën e caktuar.
16. Të mos i lutemi askujt tjetër e asgjëje tjetër përveç Allahut. Kurrë të mos themi: "O Allah! Për hatër të filanit, më bëj të mundur të më plotësohet kjo a ajo lutje."
17. Ta bëjmë lutjen me zë mesatar.
18. T’ia paraqesim Allahut të Madhëruar, dobësinë tonë shpirtërore, morale e fizike. T'i ankohemi Atij për çdo gjë, duke i kërkuar të na ndihmojë.
Kohët më të përshtatshme për të marrë përgjigje për lutjet tona
Dije, na mëshiroftë Allahu ty dhe mua, se pasi të plotësosh udhëzimet e mësipërme, duhet të zgjedhim kohën më të përshtatshme për lutje, që të jemi më afër shpresës për plotësimin e saj. Ndër kohët më të përshtatshme, sipas këshillave të Pejgamberit (Paqja dhe bekimi I Allahut qofshin mbi të!), janë:
01. Dita e Arafatit, që është gjithmonë një ditë para Bajramit të Ramazanit.
02. Nata e Kadrit, që është midis dhjetëditëshit të fundit të muajit të madhëruar të Ramazanit.
03. Pjesa e fundit e natës dhe mbrëmja.
04. Koha midis ezanit dhe ikametit.
05. Dita e xhuma.
06. Kur jemi duke bërë sexhde.
07. Kur jemi në udhëtim e sipër.
08. Kur bie shi, etj.
05. Dita e xhuma.
06. Kur jemi duke bërë sexhde.
07. Kur jemi në udhëtim e sipër.
08. Kur bie shi, etj.
Këto janë disa kohë që i ka përmendur Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Por kryesore është që besimtari t'i drejtohet Allahut me lutje, kudo që të jetë, sepse Ai kërkon nga ne që të trokasim në derën e Tij kudo e kurdo, madje, Ai kënaqet nga një veprim i tillë.
Në ajetin e gjashtëdhjetë të sures Gafir Allahu thotë:
"...Lutmuni vetëm mua, që t'ju përgjigjem ... "
"...Lutmuni vetëm mua, që t'ju përgjigjem ... "



