Kur'ani dhe Suneti na japin një dituri të kufizuar sa i përket shpirtit. Nga kjo mund të themi se fjalët arabe Ruh dhe Nefs që përdoren për shpirtin, shpeshherë kanë kuptim të njëjtë.
Imam Ibnul-Kajjimi shkroi në veprën e tij "Kitab er-Ruh": "Shpirti (Ruh) është një qenie që dallon plotësisht nga trupi fizik.
Ai është fisnik, fetar, trup i ndritur, i cili me gjallëri dhe lëvizje depërton në thellësitë e organeve dhe rrjedh nëpër to sikur uji në trëndafil, vaji në ulli apo zjarri në thëngjill.
Për aq gjatë sa këto organe mbesin të afta të pranojnë ngacmimet e këtij trupi fisnik, shpirti mbetet i ngjitur me këto organe dhe i pajis ato me ndjenja dhe lëvizje.
Por, kur këto organe dobësohen (kalben) nga kaplimi i sëmundjeve dhe nuk janë me të afta të pranojnë ngacmimet e shpirtit, atëherë ai e lë trupin dhe niset drejt botës së shpirtrave."
Ekziston një dallim në mënyrën e përdorimit të fjalëve Ruh dhe Nefs. Ruh është shpirti i qëndrueshëm, i cili banon në qiej dhe i nevojitet trupi fizik që ta mbajë atë në tokë.
Ekziston një dallim në mënyrën e përdorimit të fjalëve Ruh dhe Nefs. Ruh është shpirti i qëndrueshëm, i cili banon në qiej dhe i nevojitet trupi fizik që ta mbajë atë në tokë.
Kur këtij shpirti i dhurohet trupi, në atë moment fillon jeta dhe tani ky shpirt përshkruhet si Nefs. Fjala Nefs është përdorur me shumë kuptime në Kur'an dhe të gjitha nënkuptojnë shpirtin me trup.
a) Nefsi që nënkupton "vete": "Ti e di ç'ka në veten time, e unë nuk di se ç’ka në veten Tënde." (Maide, 116)
b) Nefsi që nënkupton "gjak": "(Insekti) i cili ka nefsin (gjakun) rrjedhës." (hadith)
c) Nefsi si forcë e fuqishme në njeriun, e cila e shtyn atë ose kah e mira ose kah e keqja.
Konceptet e Nefs el-Emmare bis-Su' (shpirti që nxit në të keqen) dhe Nefs el-Levvame (shpirti qortues) dhe Nefs el-Mutmeinne (shpirti i kënaqur).
DY VDEKJE DHE DY JETË
Kur'ani përmend dy vdekje dhe dy jetë të dhuruara nga Allahu.
"Si e mohoni Allahun, e dihet se ju ishit të vdekur, e Ai ju ngjalli, mandej ju bën të vdisni e pastaj ju ringjall, e mandej tek Ai do të ktheheni?" (Bekare, 28)
"Ata (jobesimtarët) thonë: Zoti ynë, na bëre të vdesim dy herë dhe na ngjalle dy herë..."
(Gafir, 11) Kur krijohet së pari shpirti nuk ka trup fizik dhe konsiderohet si krijesë e vdekur. Në këtë fazë njihet si Ruh, dhe kjo është vdekja e parë prej dy vdekjeve të krijuara nga Allahu.
"Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t'ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë, dhe Ai është Ngadhënjyesi, Mëkatfalësi." (Mulk, 2)
Gjithashtu, Kur'ani na tregon se të gjithë shpirtrat e njerëzimit ishin krijuar para krijimit të Ademit dhe se ishin ftuar të dëshmojnë sundimin e Allahut.
"Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): "A nuk jam Zoti juaj?" Ata thanë: "Po, dëshmuam!" Të mos thoni në ditën e kijametit: "Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur."" (A'raf, 172)
Jeta e parë fillon kur shpirti frymëzohet në embrion, në mitrën e nënës, dhe tani e tutje shpirti njihet si Nefs. Fjala Nefs përdoret gjithashtu për "gjakun", prandaj lehonat në ditët e gjakrrjedhjes së tyre njihen me emrin Nufasaa'. Përderisa gjaku vërshon në mënyrë të shëndoshë nëpër trup, do të ketë jetë në atë trup.
Abdullah Ibën Mesudi transmeton se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: "Vërtetë çdonjëri nga ju formohet në barkun e nënës së tij në dyzet ditët e para në formë të farës, pastaj ai është droçkë gjaku për një periudhë të ngjashme, pastaj copë mishi për një periudhë të njëjtë. Pastaj dërgohet një engjëll i cili frymëzon shpirtin në të..." (Buhariu dhe Muslimi)
Dijetarët nga ky hadith kanë konkluduar se meqenëse engjëlli i jetës e inspiron shpirtin në embrionin 120 ditësh, abortimi në raste të jashtëzakonshme mjekësore është i lejuar vetëm para se fryti të arrijë moshën 4 muajshe.
Kur embrionit t'i dhurohet jeta, atëherë ai bëhet qenie e gjallë dhe t'ia marrësh jetën atij konsiderohet vrasje.
Vdekja e dytë ndodh kur shpirti e braktis trupin në çastin e caktuar të jetës së tij në tokë.
"Çdo Nefs (shpirt) do të shijojë vdekjen,..." (Ali Imran, 185)
Nefsi vdes dhe varroset, përderisa shpirti i tij shkon lart në qiej. Për këtë arsye i Dërguari s.a.v.s. na mësoi: "Në vdekje sytë e përcjellin shpirtin e vdekur, andaj mbylljani sytë.
" Jeta e dytë do të jetë e amshueshme duke filluar nga Dita e Gjykimit, kur trupat do të ringjallen dhe shpirtrat e tyre do të frymëzohen në ta për herë të dytë.



