dhe, me siguri, do t’i
urdhëroj që t’u presin veshët bagëtive, e pastaj do t’i urdhëroj që të
ndryshojnë krijesën e Allahut. Kush merr djallin për mbrojtës në vend të
Allahut, ai ka pësuar humbje të qartë. Ai (djalli) u premton atyre dhe i josh me
shpresa, por ato që premton djalli, janë vetëm mashtrime. Për ata, vendbanim
është Xhehenemi dhe nuk mund të gjejnë shpëtim prej tij.” (En Nisa,
118-121)
Nga ky ajet kuptojmë se njëra prej
mënyrave se si shejtani i mashtron njerëzit është lidhja e njeriut me shpresat
e rrejshme (të kota). Me këto shpresa ai synon ti largon njerëzit prej rrugës së
drejtë të cilën, për mirësinë e njerëzimit si individë dhe shoqëri, e ka skicuar
Islami.
Allahu, subhanehu ue teala, gjithashtu
thotë: "Elif Lâm Râ. Këto janë vargjet e
Librit, të Kuranit të qartë! Do të vijë dita (e Kiametit), kur mohuesit do të
dëshirojnë që të ishin myslimanë. Lëri ata që të hanë e të kënaqen dhe le t’i
mashtrojë shpresa; ata do ta marrin vesh!” (El Hixhr,
1-3)
Nga ajeti në fjalë kuptojmë se
mbështetja në shpresa që nuk kanë bazë është cilësi e jobesimtarëve ndërsa tek
besimtari cilësi e pandarë është shpresa e
shkurtër.
Ibën Umeri, radijallahu
anhu, e
rrëfen hadithin në të cilin i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem,
thotë: Në këtë dynja sillu si udhëtar ose si i huaj. Këtyre fjalëve
profetike Ibën Umeri, shpeshherë ua shtonte fjalinë: në mbrëmje
mos e prit mëngjesin, ndërsa kur të gdhihesh mos e prit mbrëmjen, shfrytëzoje
shëndetin para sëmundjes dhe jetën para vdekjes. (Buhariu, nr.
6053)
Ebu Hurejre, radijallahu
anhu,
transmeton hadithin tjetër në të cilin i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi
ue selem, thotë: Zemra e plakut është e re për dy çështje: Për dashurinë
ndaj dynjasë dhe për shpresën e gjatë. (Buhariu, nr.
6057)
Në një hadith tjetër të cilin e
transmeton Enesi, radijallahu anhu, i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue
selem, thotë: I biri i Ademit do të plaket por dy cilësi nuk do ti plaken:
lakmia dhe shpresa. (Ahmedi, nr. 12163)
"Shembulli i njeriut, shpresës dhe
exhelit është ky: vdekja vjen prej anësh ndërsa shpresa qëndron para njeriut. Në
momentin kur njeriu niset drejt shpresës i vjen exheli prej anësh dhe e godet
(papritmas).” (Musnedu Shamijjin, nr.
2605)
I Dërguari i Allahut, sal-lallahu
alejhi ue selem, ka thënë: "Për Umetin tim, më shumë kam frikë prej
pasioneve dhe shpresës së gjatë. Pasionet (epshet) e largojnë njeriun prej së
vërtetës dhe si pasojë e shpresës së gjatë e harron ahiretin. Dynjaja kalon,
ahireti afrohet, bëhuni prej bijve të ahiretit dhe mos u bëni prej bijve të
dynjasë. Sot jeni në vendin e punës (në dynja) ndërsa nesër do të jeni në vendin
e shpërblimit /dënimit dhe nuk do të keni mundësi për punë.”
(Bejhekiu, prej Xhabirit, radijallahu anhu)
Është transmetuar: Pse e grumbulloni
atë që nuk do ta hani, shpresoni në të paarritshmen dhe ndërton shtëpi prej të
cilëve do të shpërnguleni. Gjeneratat e para i ka shpëtuar bindja , asketizmi
dhe modestia në dynja ndërsa gjeneratat e fundit do të vuajnë prek koprracisë
ndaj Allahut, vetes dhe njerëzve dhe për shkak të shpresës së gjatë. (Ibën Ebi
Dunja, El Jekin fq. 3)
Aliu, radijallahu anhu, i
tha Omerit, radijallahu anhu: Nëse dëshiron të jesh në shoqërinë e paraardhësve
tuaj (Resulullahu dhe Ebu Bekri) stolise veten me shpresë të shkurtër, ha aq sa
të mjafton dhe mos i zvarrit rrobat tuaja për toke. (Ibën Ebi Dunja, Et
Tevadu’u uel Hamul 1/183)
Hasan El Basriu thotë: Dështimi dhe
shkatërimi i njerëzve ka katër shenja: zemra e ngurrtësuar, syri që nuk qan,
shpresa e gjatë dhe lakmia pas dynjasë. (Ibën Ebi Dunja, Dhemmud Dunja, fq. 396)
Selman El Farisiu, radijallahu anhu, ka thënë:
Tre gjëra në të njëjtën kohë më brengosin dhe më bëjnë të qeshi: Njeriu që
shpreson në dynja dhe të cilin në çdo moment mund ta godet vdekja, njeriu që
është në gaflet ndaj Allahut ndërsa Allahu nuk e harron atë dhe njeriu që qesh
me zë ndërsa nuk e di a është Allahu i kënaqur me të ose ndoshta është i
hidhëruar. (Ibën Ebi Dunja, Kisarul Emel, fq.
29)
Sufjan Theuriu, thotë: Zahidi i vërtetë
është ai që ka shpresë të shkurtër jo ai që vesh rroba të
ashpra.
Fudajl ibën Ijadi, thoshte shpresa e shkurtër
që duhet ta ketë çdo besimtar është të mos jetë i sigurt se Allahu do t’ia
mundësojë edhe një herë të merr frymë.
Në një vend
janë tubuar tre dijetarë dhe bisedonin për shpresën e shkurtë. I pari tha: Unë
nuk e arrij muajin e ri që të mos mendoj se në të do të vdes. I dyti tha: Unë
nuk e filloj javën e që të mos mendoj se në të do të vdes. I treti tha: Çfarë
shpreson ai që shpirtin e tij e ka në dorën e
tjetërkujt.
Shperndajeni këtë faqe në rrjetin tuaj social të preferuar