Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!
Në këtë tem do ti cekim disa nga mëkatet e mëdha e që na është kërkuar nga shum visitor që ti përmendim mëkatet e mëdha se cilat jan ato.
Transmeton Ebu Hurejra r.a se pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka thënë: "Largojuni shtat veprave shkatëruese” i thanë (shokët): Cilat janë ato o i dërguar i Allahut? Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) tha: "Ti bësh shoqërim Allahut (shirku), magjia (sihri), mbytja e njeriut të cilin e ka ndaluar Allahu përveç ata të cilët i ka lejuar, ngrënja e kamatës, ngrënja e pasuris së jetimit, ikja nga beteja në luft, dhe shpifja ndaj femrave të devotshme dhe të pastërta” (Buhariu dhe Muslimi)
Në këtë hadith përmenden disa nga mëkatet e mëdha siç janë:
1. Shirku në të cilin hyn edhe kufri.
2. Magjija (sihri). Për këtë All-llahu i Madhëruar thotë: "...djajt ishin të pafe, sepse u mësonin njerëzve magjinë” (El Bekare 102)
3. Mbytja e njeriut.
4. Ngrënja e kamatës.
5. Ngrënja e pasuris së jetimit. Për të cilën Allahu i Madhëruar thotë: "Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë ata hanë atë që mbush barkun e tyre zjarr dhe do të futen në zjarrin e xhehennemit.” (En-Nisa 10)
6. Ikja nga beteja në luft. Allahu i Madhëruar thotë: "All-llahu i Madhëruar ka thënë: "Kush ua kthen atyre shpinën, në atë moment veç atij që kthehet për të luftuar ose për t'iu bashkanigjitur një grupi tjetër, ai ka tërhequr kundër vetes hidhërimin e All-llahut dhe vendi i tij është Xhehennemi. E ai është përfundim i keq". (El Enfal: 16)
7. Shpifja ndaj femrave të devotshme dhe të pastërta. Për këtë Allahu i Madhëruar thotë: "Vërtet, ata që akuzojnë gratë e ndershme, besimtare të pafajshme, janë të mallkuar në këtë botë dhe në botën tjetër dhe ata i pret një dënim shumë i madh.” (En-Nur 23)
Po ashtu nga mëkatet e mëdha jan edhe:
8. Lënja e namazit. Allahu i Madhëruar thotë: "E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo të keqe (ose në Gaja). Me përjashtim të atij që pendohet dhe beson e bën vepra të mira, të tillët do të hyjnë në xhennet dhe atyre nuk u bëhet kurrëfarë e padrejtë.” (Merjem 59-60)
Po ashtu pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka thënë: "Ai i cili e len namazin ka bër kufër” (Ahmedi, Tirmidhiu dhe Nesaiu, hadithi është Sahih”
9. Mosdhënia e zekatit. Allahu i Madhëruar thotë: "Për idhujtarët është mjerim i madh, të cilët nuk e japin zeqatin dhe mu ata e mohojnë botën tjetër.” (Fusilet 6-7)
Po ashtu Allahu i Madhëruar thotë: "Ata, të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e kijametit do t'u mbështillet në qafën e tyre. All-llahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka, All-llahu është i njohur mirë më atë që veproni.” (Ali Imran: 180)
10. Mosrespektimi i prindërve. Allahu i Madhëruar thotë: "Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "of - oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: "Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”. (El Isra 23-24)
Po ashtu pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka thënë: "Kënaqësija e Allahut është në kënaqësin e prindërve dhe hidhërimi i Allahut është në hidhërimin e prindërve” (Tirmidhiu dhe Ibn Hibani)
11. Amoraliteti (zinaja). Allahu i Madhëruar thotë: "Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.” (El Isra 32)
Po ashtu pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka thënë: "Nuk bën zina zinaqari duke qen besimtar dhe nuk vjedh vjedhësi duke qen besimtar” (Buhariu dhe Muslimi)
12. Gënjeshtra ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij. Allahu i Madhëruar thotë: "E ata që bënë gënjeshtër ndaj All-llahut, do t’i shohësh në ditën e kijametit, fytyrat e tyre të nxira.” (Ez-Zumer 60)
Po ashtu pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka thënë: "Ai i cili gënjen qëllimisht diçka për mua, e ka të përgaditur një ulëse prej zjarri” (Buhariu)
13. Shpifjet. Allahu i Madhëruar thotë: "pra largohuni nga ndytësitë e idhujve dhe largohuni fjalës shpifëse.” (El Haxh 30)
14. Pirja e Alkoolit. Allahu i Madhëruar thotë: "O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar". (El Maide 90)
Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem). ka thënë: "Allahu e ka mallkuar alkoolin, ate i cili e konsumon ate, ai i cili e shërben, shitësin, blerësin, ate i cili e shtyr (prodhon), ate për të cilin prodhohet, transportuesin e tij, ate për të cilin transportohet dhe ai i cili e han pasurin prej saj” (Ebu Davudi dhe Hakimi)
15. Bixhozi (lijrat e fatit). All-llahu i Madhëruar thot: "O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar". (El Maide 90)
16. Vjedhja. Allahu i Madhëruar thotë: "Vjedhësit dhe vjedhëses prenju duart, si shpagim i veprës që bën, (kjo masë është) dënim nga All-llahu. All-llahu është i fuqishëm, ligjdhënës i urtë".(Maide, 38)
Po ashtu pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka thënë: "Nuk bën zina zinaqari duke qen besimtar dhe nuk vjedh vjedhësi duke qen besimtar” (Buhariu dhe Muslimi)
17. Kriminaliteti rrugor, Nënkupton të përvetësuarit me dhunë, të plaçkiturit dhe të vjedhurit e njerëzve duke ua zënë pritën në rrugë.
All-llahu i Madhëruar thot: "Dënimi i atyre që e luftojnë (kundërshtojnë) All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është vetëm se të mbyten ose të gozhdohen, ose (të gjymtohen), t'u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kunderta, ose të dëbohen nga vendi. Kjo (masë ndëshkues) është poshtërim për ta në dynja, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh". (El Maide, 33)
18. Të gjykuarit me ligje tjera dhe jo me ligjet e Allahut. Allahu i Madhëruar thotë: "E kush nuk gjykon me atë që e zbriti All-llahu, ata janë pabesimtarë” (El Maide 44)
19. Përgjasimi i meshkujve me femra apo i femrave me meshkuj. Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka thënë: "Allahu i ka mallkuar ata meshkuj që i përgjasojn femrave dhe ato femra të cilat i përgjasojnë meshkujt” (Buhariu)
20. Bartja e fjalëve. Allahu i Madhëruar thotë: "Mos e respekto askë që betohet shumë dhe është i poshtër! Që është përgojues e ban fjalën ndër njerëz.” (El Kalem 9-10)
21. Homoseksualizmi dhe marrëdhënia seksuale me femrën në prapanicë. Allahu i Madhëruar thotë: "(Të mjerët ju) A shkoni pas meshkujve të kësaj bote.E gratë tuaja i lini anash, të cilat Zoti juaj i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kalon çdo kufi!” (Esh-Shuara 165-166)
Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka thënë: "All-llahu as që do ta shikoi njeriun i cili ka marrëdhënie seksuale me meshkuj ose me femra në prapanicëne saj".
22. Mendjemadhësia, mburrja, vetëdashuria. All-llahu i Madhëruar thot: "Pastaj, ty të shpallëm: "Ndiqe fenë e drejtë të Ibrahimit, se ai nuk ka qenë nga idhujtarët". (En Nahel, 123)
All-llahu i Madhëruar thotë: "Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se All-llahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet". (Llukman, 18)
Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka thënë: "Nuk do të hyjë në Xhennet ai në zemrën e cilit do të ketë madje edhe një grimë të mendjemadhësisë".
23. Ngrënia e haramit dhe fitimi i tij në çfarëdo mënyre. All-llahu i Madhëruar thot: "Dhe mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar". (El Bekare, 188)
24. Vetvrasja. Për këtë Allahu i Madhëruar thotë: "dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin). Vërtet, All-llahu është i mëshirueshëm për ju. Kush bën këtë (që ndaloi Zoti) qëllimisht dhe tejkalon kufijtë, Ne do ta hudhim atë në një zjarr të fortë. Dhe kjo është leht për All-llahun.”(En-Nisa 29-30)
Po ashtu prej mëkateve të mëdha është moskryerja e obligimeve (farzeve) si p.sh mosagjërimi, mos shkuarja në haxh pë rata që kan mundësi etj.
Po ashtu prej harameve jan edhe: Veshja e mëndafshit për meshkujt, bartja e arit për meshkuj etj.
Këto ishin disa prej mëkateve të mëdha.