Main | | My profile | Registration | Log out | Login

Site menu

Tag Board
200

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

Main » 2011 » August » 5 » Gjërat që e prishin agjërimin.
Gjërat që e prishin agjërimin.
6:38 AM
Është obligim për gjithse cilin musliman të i dijë gjërat që e prishin agjërimin,dhe të ruhet prej tyre ,ngase e prishin agjërimin e tij.
Prej gjërave që e prishin agjërimin janë:

1-Mardhënjet intime : Nëse agjëruesi bënë mardhënje intime prishet agjërimi i tij,dhe duhet patjetër ai ta kompenzoj atë ditë dhe të shpaguaj për të ,shpagimi për këtë është lirim i një robi , e nëse nuk gjenë ndonjë robë apo nuk e meroitn ai të lirohet nga robërimi,atëherë ai duhet të agjëroj dy muaj rreshtë,e nëse nuk mundet të agjëroj dy muaj rresht përshkak se ka arsye me sheriat,atëherë ai duhet ti ushqej gjashtëdhjetë të varfër me ushqim i cili është i mjaftueshëm në vendin e tij ku ai jeton.

2-Dalja e spemës nëpërmjet masturbimit
,apo shikimi i ndonjë burri apo gruaje kohë të gjatë derisa të dalë sperma,apo prekja e organit të burri me të femrës ,nëse në të gjitha këto raste del sperma atëherë agjërimi i tij është i prishur,dhe të tillët duhet ta komenzojnë këtë ditë dhe jo të shpaguajn për të,ngase shpagimi është vetëm për atë i cili bënë madhënje intime gjatë agjërimit.

Ndërsa ai që është në gjumë , nëse gjatë ëndërimit në gjum del sperma nuk ka asnjë penges për këtë,dhe agërimi i tij është i plotë,ngase dalja e spermës tek i tilli është pa dëshirën e tij,mirëpo është obligim që pasi të zgjohet nga gjumi të pastrohet dhe të merr gusël.

3-Ngrënja apo pirja me qëllim
,thotë Allahu teala në Kur'an:"….hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim,pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje…" (bekare-187).

Ndërsa ai që ha apo pi nga harresa nuk ka kurfar të keqe për këtë,ngase transmeton Buhariu dhe Muslimi se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Kush ha apo pi (gjatë agjrimit) nga harresa le ta vazhdoj agjërimin e tij,ngase Allahu teala e ka ushyer atë dhe I ka dhën të pij".

Marrja e barnave në hundë (pika për hundë) që arrin deri në fytë,marrja e ushqimit nëprmjet venave,marrja e gjakut gjatë agjërimit,të gjitha këto e prishin agjërimin,ngase këto janë lloj ushqimi për të,gjithashtu marrja e iniksioneve që pëmbajnë ushqim e prish agjërimin, sa I përket iniksioneve që nuk përmbajnë ushqim është mirë që agjëruesi të ruhet prej tyre në mënyr që ta ruaj agjërimin e tij ngase Pejgamberi alejhi selam ka thënë: 

"Largohu nga ajo që dyshon,dhe veporoje ate që nuk dyshon".( transmeton, Ibni Huzejme,Tirmidhiu,Nesaiu,Hakim​i dhe Imam Ahmedi ).
Pra përdorimi I barërave të tilla duhet të vonohet deri pas iftarit

4- Nxerrja e gjakut nga trupi nëpërmjet hixhame
s
Ndërsa nxjerrja e gjakut në sasi të vogël si p.sh nxerrja e gjakut për bërjen e analizave,nuk e prish agjërimin,gjithashtu dalja e gjakut nga plaga apo hekja e dhëmbit nuk e prish agjërimin. 

5-Vjellja qëllimisht:
është prej gjërave që e prishin agjërimin ,ndërsa nëse vjell pa dëshirën e tij atëherë nuk prishet agjërimi,ngase Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Kush vjell pa qëllim,nuk e prish agjërimin,ndërsa ai që vjell me qëllim,le ta kompenzoj atë ditë " (transmeton Imam Ahmedi,Tirmidhiu,Ebu Davudi, dhe Hakimi).Fjala e Pejgamberit alejhi selam "dhereahu el-kaj'u" dmth ka vjellur pa qëllim,dhe fjala "istikaae" dmth vjellja ka qenë qëllimisht.
Views: 394 | Added by: argumentet | Rating: 0.0/0 |
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Registration | Login ]
Login form

Search

Calendar
 
PËRMBAJTJA E PORTALIT: 

--------------------------------------------------------------

MESIME ISLAME

BISEDA ISLAME

LAJME

RADIO ONLINE

AUDIO ISLAME

VIDEO ISLAME

------------------------------------------------------------













Dr. Shefqet Krasniqi


Dr. Jakup Hasipi

PËRMBAJTJA E PORTALIT:

------------------------------------------

MESIME ISLAME

BISEDA ISLAME

LAJME

RADIO ONLINE

AUDIO ISLAME

VIDEO ISLAME

-----------------------------------------







You Tube

Entries archive

facebook

  •  
    ---------------------------------

  •