Main | File Catalog | My profile | Registration | Log out | Login

Site menu

Section categories
My files [45]
KURANI DHE SHKENCA [0]
KURANI DHE SHKENCA

Tag Board
200

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

Main » Files » My files

Mirë se vjen Ramazan!
[ ] 2009-11-21, 11:09 AM

Mirë se vjen Ramazan!
 

Kënaquni në këtë muaj të bekuar dhe urime Ramazanin!Te Allahu, Ramazani është muaji më i madh, prandaj Ai e zgjodhi atë të jetë periudhë për kryerjen e shumë veprave të adhurimit, siç është agjërimi.


Agjërimi është akt i adhurimit, të cilin Allahu i Plotfuqishëm ia atribuoi Vetes dhe deklaroi se shpërblimet e tij do të jenë të vazhdueshme pa ndonjë mënyrë të kufizimit:
"… përveç agjërimit; ai është për Mua dhe Unë jam Ai që do të shpërblejë për të.”


Gjithashtu Allahu i Plotfuqishëm e zgjodhi muajin e Ramazanit për fillimin e zbritjes së shpalljes së Kur’anit të lavdishëm:
"Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit.  E ç’të bëri ty të dish se ç’është nata e Kadrit?” (El-Kadër, 1 dhe 2)


Në këtë mënyrë, Allahu i Plotfuqishëm ka mbledhur së bashku, për të gjithë muslimanët, në këtë muaj të bekuar dy bekime të mëdha: Kur’anin dhe agjërimin.
Kur’ani përcakton mënyrën e jetës:


"Është e vërtetë se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta…” (El-Isra’, 9), dhe ia mundëson njeriut të bëj dallimin në mes asaj që është e mirë dhe asaj që është e keqe; çka është e vërtetë dhe çka është rrenë; çka është e drejtë e çka është e gabuar. Prandaj, Allahu i Plotfuqishëm përshkruan Kur’anin e lavdishëm si "…udhërrëfyes për njerëzit, dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)…” (El-Bekare, 185)


Sidoqoftë, nganjëherë njerëzit neglizhojnë ndjekjen e rrugës së drejtë dhe ndjekin epshet e dëshirat e tyre për të bërë mëkate, pra ndjekin rrugën e gabuar.

 Kjo bën që te njeriu dëshira e tij të dobësohet dhe kështu ai nuk arrin të ngritët në nivelin e mbajtjes së përgjegjësisë mbi vete.

 Atëherë, është vështirë të zbulohen dhe të kuptohen efektet e agjërimit në natyrën njerëzore dhe mënyra si mund të ndryshojë ai drejtimin dhe fuqinë e tij që të bëjë gjithë atë që është e mirë dhe e preferuar.


Atëherë nuk është për t’u habitur se si një njeri vërejti se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, gjatë ligjërimeve të tij, e inkurajoi personin që agjëron që t’iu largohet të pavërtetave dhe të gjitha veprave të liga, si: tregimi i gënjeshtrave dhe arroganca. 

Ai gjithashtu e inkurajoi atë të bëhet modest dhe jo të ngadalësohet në kryerjen e asaj që është e mirë, të tregojë mëshirë përballë personave të cilët gabojnë si dhe të shpenzojë në rrugën e Allahut qoftë edhe një gjysmë hurme, të rris numrin e punëve të mira dhe mos ta ngrit veten në mendjemadhësi, teke dhe kotësi.

....

Category: My files | Added by: argumentet
Views: 231 | Downloads: 0 | Rating: 0.0/0 |
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Registration | Login ]
Login form

Search

facebook

  •  
    ---------------------------------

  •