Main | File Catalog | My profile | Registration | Log out | Login

Site menu

Section categories
My files [45]
KURANI DHE SHKENCA [0]
KURANI DHE SHKENCA

Tag Board
200

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

Main » Files » My files

Dhurata më e mirë në Xhennet
[ ] 2009-11-21, 11:11 AM

Dhurata më e mirë në Xhennet
 

Dhurata më e madhe në Xhennet, më me vlerë dhe më e lartë, padyshim se është shikimi në Fytyrën e Allahut subhanehu ve teala dhe dëgjimi i bisedës së Tij. 

Imam Muslimi transmeton nga Suhejbi, Allahu qoftë mbi të, i cili thotë se ka thënë:"Kur banorët e Xhenetit të hyjnë në Xhenet, atëherë All-llahu subhanehu ve teala do t’u thotë: A dëshironi edhe diç më tepër? Ata do të thonë:

 A nuk na i zbardhe fytyrat, a nuk na fute në Xhenet dhe na shpëtove nga Xhehenemi. All-llahu (subhanehu ve teala) do ta largojë mbulesën, kurse atyre nuk u është dhënë asgjë më e dashur për ta se sa shikimi në Zotin e tyre”. (Shënon Muslimi)

Pastaj e lexoi ajetin:
"Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (Xhenneti) dhe më tepër (e shohin All-llahun)” (Junus: 26).


I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, sqaroi se përskaj dhuntive të mëdha që ua ka dhënë All-llahu subhanehu ve teala në Xhennet, nuk u ka dhënë gjë që është më e dashur për ta se sa shikimi në Fytyrën e Tij të Bekuar.
Andaj Allahu për kafirat ka thënë:


"Jo dhe jo! Atë ditë do të jenë të penguar prej Zotit të tyre (që ta shohin atë)”. (Mutaffifin: 15)
Këtyre ua bashkoi dy llojet e dënimit, dënimin e zjarrit dhe dënimin e mosshikimit në Fytyrën e Allahut subhanehu ve teala, ashtu siç ua bashkoi miqve të Vet dy dhunti: Dhuntinë e kënaqjes në Xhenet dhe dhuntinë e kënaqjes me shikimin e Allahut subhanehu ve teala.


Urime atij, i cili do të ketë nderin e madh të shikojë në Zotin e botëve.
E lusim Allahun subhanehu ve teala të na bëjë nga ata që e shohim Allahun, për të cilët ka thënë All-llahu:


"E s’ka dyshim se vepërmirët janë në përjetime e kënaqësi (në Xhenet). Të mbështetur në kolltukë vështrojnë. Në fytyrat e tyre mund të kuptosh kënaqësinë e përjetimeve”. (El-Mutaffifin: 22-24).

Category: My files | Added by: argumentet
Views: 190 | Downloads: 0 | Rating: 0.0/0 |
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Registration | Login ]
Login form

Search

facebook

  •  
    ---------------------------------

  •