Main | File Catalog | My profile | Registration | Log out | Login

Site menu

Section categories
My files [45]
KURANI DHE SHKENCA [0]
KURANI DHE SHKENCA

Tag Board
200

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

Main » Files » My files

''Mëso gjuhën e faljes''
[ ] 2009-11-21, 4:35 PM
''Mëso gjuhën e faljes''

"..le t’i falin ata dhe të mos ua marrin për keq. Vallë a nuk doni që t’ju falë Allahu? Allahu është Falës e Mëshirëplotë.”1

Allahu të mëshiroftë, mëso gjuhën e faljes!
Allahu të forcoftë, shijo kënaqësinë e faljes!
Allahu të udhëzoftë, ji afër Allahut me falje!
Allahu të nderoftë, njëra nga dyert e krenarisë është falja!
Allahu të ndihmoftë, përqendroje veten në falje!

Vëlla dhe motër!

Siguroje veten në hapësirat e faljes duke i falur të gjithë, duke i lënë veprimet e tyre jo të mira, se kështu e pengon të keqen. Falësi është më afër Allahut dhe afër njerëzve.
Ai i cili do shpërblim, ngrohtësi, kujtim të mirë, le të jetë i durueshëm, ta durojë të hidhurën, të vizitojë kur nuk vizitohet, të japë kur nuk i jepet, të jetë i butë me të paditurin, të falë kur i bëhet zullum.

Imam Shafiu thotë:

Pasi kam falur, nuk kam urryer askënd,
Kështu nga brengat armiqësore u qetësova.
E përshëndes armikun kur e takoj,
Të keqen me përshëndetje e pengoj.

"..edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit.”2

Category: My files | Added by: argumentet
Views: 202 | Downloads: 0 | Rating: 0.0/0 |
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Registration | Login ]
Login form

Search

facebook

  •  
    ---------------------------------

  •