Main | Blog | My profile | Registration | Log out | Login

Site menu

Tag Board
200

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

Main » 2010 » July » 22 » Uji i papastër
Uji i papastër
10:56 PM

Uji i papastër


Uji i ndyrë llogaritet uji që ka ndryshuar erën, shijen ose ngjyrën me diçka të papastër. Dispozita sheriatike e këtij uji është se nuk lejohet ta përdorim për të larguar xhynybllëkun ose për abdes.
  
Nëse uji përzihet me diçka të papastër, por nuk ka ndryshuar asnjërën nga veçoritë e tij, a llogaritet i ndyrë? Disa nga dijetarët[1] kanë bërë dallim ndërmjet sasisë së madhe të ujit dhe sasisë së vogël të tij.
 
Ata kanë thënë se nëse sasia e ujit është e vogël, atëherë pavarësisht sa është e vogël sasia e ndyrësirës e cila ka rënë në të dhe pavarësisht a i është ndryshuar ngjyra, shija dhe era e ujit, ai konsiderohet ndyrësirë dhe nuk lejohet të përdoret për pastrim.
 
Nëse sasia e ujit është e madhe, shikohet nëse i ndërrohet njëra nga veçoritë, atëherë ajo konsiderohet e ndyrë, nëse nuk i ndërrohet asnjëra nga veçoritë, atëherë ajo është e papastër dhe nuk lejohet të përdoret për pastrim.
 
Ata dijetarë që kanë bërë këtë dallim janë nisur nga fakti se sasia e ujit të vogël është e mundur që të ndyhet më shpejt dhe për këtë kanë argumentuar me disa hadithe, por e sakta është të mos bëjmë dallim ndërmjet sasisë së shumtë ose të paktë.
 
Të themi, në përgjithësi, nëse ndyrësira e cila është përzier me ujë ia ka ndryshuar njërën nga veçoritë, atëherë ajo është e papastër dhe nëse nuk ia ka ndryshuar, atëherë ajo mbetet e pastër dhe lejohet të përdoret për pastrim. Argument se uji nuk konsiderohet i papastër nëse në të bie ndyrësi dhe sasia është e vogël është hadithi të cilin e transmeton Ebu Hurejre, ku ai tregon se një beduin urinoi në xhami.
 
 Njerëzit që ishin prezent u ngritën për ta ndaluar dhe Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: "Lëreni dhe hidhni një kovë ujë mbi urinën e tij.”[2]. Argumenti nga kjo nxirret se kova e ujit (e cila llogaritet sasi e vogël) kur hidhet mbi urinë përzihet me ndyrësirë dhe nëse themi se përzierja e bën atë të ndyrë, atëherë nuk lejohet të llogaritet se ky ujë e ka pastruar vendin vetëm me atë kovë.
 
Kurse argumenti se sasia e madhe e ujit llogaritet e pastër nëse përzihet me ndyrësirë, por që nuk i ndryshohet gjendja, është hadithi të cilin e transmetohet se Ebu Seid Huderi e pyet Profetin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "A mund të marrim abdes me ujin e pusit të quajtur Buda`a (afër Medinës)?” Ai tha: "Uji është i pastër dhe nuk e ndot atë”[3].
 
Në këtë pus tregohet se hidheshin mbeturinat e menstruacioneve dhe qenët i hidhnin mishrat e tyre. A mund të pastrohet uji i papastër? Çështja e fundit e cila do të shtjellohet rreth ujërave është ajo se a mund të pastrohet uji i cili është i papastër.
 
Fukahatë në këtë problematikë flasin duke treguar forma praktike, me të cilat mund të kalojë uji i papastër në ujë të pastër të cilën mund ta përdorim. Për të mos u zgjeruar në përmendjen e këtyre formave, themi se kur uji i papastër pastrohet duke i kthyer veçoritë e njohura të tij (era, shija dhe ngjyra) ai llogaritet i pastër pavarësish me çfarë metode është bërë kjo.


Views: 318 | Added by: argumentet | Rating: 0.0/0 |
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Registration | Login ]
Login form

Search

Calendar
 
PËRMBAJTJA E PORTALIT: 

--------------------------------------------------------------

MESIME ISLAME

BISEDA ISLAME

LAJME

RADIO ONLINE

AUDIO ISLAME

VIDEO ISLAME

------------------------------------------------------------













Dr. Shefqet Krasniqi


Dr. Jakup Hasipi

PËRMBAJTJA E PORTALIT:

------------------------------------------

MESIME ISLAME

BISEDA ISLAME

LAJME

RADIO ONLINE

AUDIO ISLAME

VIDEO ISLAME

-----------------------------------------







You Tube

Entries archive

facebook

  •  
    ---------------------------------

  •