Main | Blog | My profile | Registration | Log out | Login

Site menu

Tag Board
200

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

Main » 2010 » July » 23 » SINQERITETI (SIDKU)
SINQERITETI (SIDKU)
1:14 AM
- Besimi i fortë dhe i sinqertë -
All-llahu i Madhërishëm thotë:
"O besimtarë, frikësojuni All-llahut dhe jini me ata që janë të sinqertë!”
(et-Teube,ll9)
.”. Edhe të sinqertëve e të sinqertave.”
(el-Ahzab,35)
.”. Do të ishte më mirë për ata të jenë besnikë ndaj All-llahut.”
(Muhammed,2l)
Kurse prej haditheve mbi këtë temë janë edhe këto:
Hadithi 55

Nga Ibni Mes’udi r.a. përcillet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Sinqeriteti (sidk) shpie në mirësi, kurse mirësia shpie në Xhenet. Vërtet njeriu i cili vazhdimisht është i sinqertë (në besim dhe në të folur), tek All-llahu shkruhet besimtar i vërtetë (siddik). Gënjesh­tra shpie në prishje (morale), kurse prishja shpie në Xhehenem. Njeriu që gënjen vazhdimisht, më në fund tek All-llahu shkruhet si gënjeshtar i madh.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 56
 
Nga Ebu Muhammed el-Hasan ibn Ali ibn Ebi Talibi r.a. përcillet se ka thënë: "Kam mbajtur në mend se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Largohu prej gjithçkaje që është e dyshimtë, e për­mbaju asaj që nuk është e dyshimtë. Vërtet sinqeriteti në besim është siguri, kurse gënjeshtra është dyshim.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se është hadith sahih)
Hadithi 58

Nga Ebu Thabiti, e është thënë nga Ebu Seidi, e është thënë edhe nga Ebu-l-Velidi, Sehl ibn Hunejfi që ishte pjesëmarrës i luftës së Bedrit, thotë se Pej­gamberi s.a.v.s. ka thënë: "Kush dëshiron dhe kër­kon sinqerisht nga All-llahu që të jetë shehid, All-llahu do t’ia japë gradën e shehidit edhe nëse vdes në shtratin e vet.”
(Transmeton Muslimi)
Views: 320 | Added by: argumentet | Rating: 0.0/0 |
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Registration | Login ]
Login form

Search

Calendar
 
PËRMBAJTJA E PORTALIT: 

--------------------------------------------------------------

MESIME ISLAME

BISEDA ISLAME

LAJME

RADIO ONLINE

AUDIO ISLAME

VIDEO ISLAME

------------------------------------------------------------













Dr. Shefqet Krasniqi


Dr. Jakup Hasipi

PËRMBAJTJA E PORTALIT:

------------------------------------------

MESIME ISLAME

BISEDA ISLAME

LAJME

RADIO ONLINE

AUDIO ISLAME

VIDEO ISLAME

-----------------------------------------







You Tube

Entries archive

facebook

  •  
    ---------------------------------

  •